Xhaka e merr numrin e tij të preferuar në fanellë te Arsenali

21:38 | 21 Maj 2018
Arbresh.info

Granit Xhaka do të ndërrojë numrin e fanellës te Arsenal në sezonin tjetër.

Faqja e Arsenalit ka konfirmuar se Xhaka nga sezoni tjetër do të mbajë në fanellë numrin 34-të.

Deri më tani, Xhaka ka mbajtur fanellën me numër 29, pasi numri 34 ishte i zënë nga Elneny.

Kujtojmë se numri 34 është i preferuari i Xhakës, i cili këtë numër e ka edhe tatuazh në trupin e tij.

https://twitter.com/Arsenal/status/998644815767179264

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme