Investimet e huaja direkte në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare kanë shënuar rënie të mëdha.
Derisa në vitin 2007 vlera e investimeve të huaja ishte rreth 450 milionë euro, në vitin 2014 kjo shifër është jo më shumë se rreth 150 milionë euro.
Ekspertë për çështje ekonomike, vazhdimisht kanë theksuar se niveli i lartë i korrupsionit, burokracia, mungesa e zbatimit të ligjeve dhe reformat e shpeshta ligjore dëmtojnë qëndrueshmërinë e kompanive investuese në Kosovë, rrjedhimisht bëjnë që investuesit eventual të hezitojnë që kapitalin e tyre të shtrijnë në Kosovë.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se gjatë këtij viti nuk pritet ndonjë mrekulli në aspektin ekonomik, por megjithatë, sipas tij, tashmë është rritur një besueshmëri në këtë fushë, po ashtu ka një disiplinë më të madhe në menaxhimin e financave publike.
E gjithë kjo, thotë Gërxhaliu, ka ngritur një optimizëm se sektori privat po përkrahet, rrjedhimisht përkrahja e këtij sektori ndikon edhe në rritjen e besueshmërisë së investitorëve ndërkombëtar.
“Sidoqoftë, janë trende pozitive, të cilat duhet të mbështetën duhet të promovohen, dhe është koha që të krijohet një perceptim i ri karshi realitetit t ë krijuar në Kosovë. Por, nuk mund të përmirësohet ambienti biznesor për të huajt, nëse nuk bëjmë më tepër për bizneset aktuale në Kosovë. Besoj që në këtë drejtim duhet të punohet në mënyrë të dyanshme”, ka thënë Gërxhaliu. “Na gëzon fakti se ka një rritje të investimeve të huaja në Kosovë, por prapë po them se kemi arsye shumë më tepër që të punojmë dhe të angazhohemi se sa të promovojmë këto efekte pozitive”, ka thënë Gërxhaliu.
Pavarësisht rritjes së nivelit të investimeve të huaja, në Kosovë dërgesat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, paraqesin kategorinë më të madhe të të hyrave në Kosovë.
Derisa vitin e kaluar investimet e huaja kanë qenë 151 milionë euro, remitencat kanë arritur në afër 700 milionë euro.
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...