Për objektin privat që e shfrytëzon Zyra e Rregullatorit për Energji, Qeveria e Kosovës paguan 4 mijë euro në muaj. Që nga koha e themelimit ky institucion ka vepruar nëpër objekte të ndryshme për të cilat ka paguar qira të lartë.
Ndonëse me kërkesa të shumta drejtuar MAP’it, asgjë nuk është rregulluar deri më tani.
E tash, kjo zyrë përmes tenderëve zgjedh lokacionin dhe paguan qiranë.
Mirëpo, ky nuk është i vetmi institucion publik që punën e vet e kryen në objekte private.
Ministria e Financave e prinë këtë listë me 287 mijë euro qira në vit.
Këtu përfshihen doganat dhe njësitë e tjera. E vetëm për Administratën e qendrës paguhen 7500 euro në muaj.
E për mënyrën se si rregullohet çështja e qiradhënies për institucione, Frontal ka kontaktuar Ministrinë e Administratës Publike e cila merret me akomodimin e institucioneve shtetërore. Por ajo nuk ka dhënë përgjigje duke thënë se me këtë punë merret Ministria e Financave.
Në vitin 2008 – 2015, Qeveria e atëhershme e ka hartuar një Plan Strategjik që parashihte që shumë institucione të kalonin nga objektet private në ato publike.
Ndonëse në një masë kjo është arritur, ku shumë institucione kanë zënë zyrat e UNMIK’ut, prapë Qeveria paguan me miliona euro qira.
Pra Qeveria e Kosovës, çdo vit paguan më shumë se 1 milion euro qira, për objekte private në të cilat e zhvillojnë punën institucionet shtetërore.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?