Google ADS

Zaev nesër e dërgon listën e ministrave në Kuvend

17:55 | 21 Maj 2018
A. B.

Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të dorëzoj në kuvend për miratim emrat e rinj të kabinetit të tij qeveritarë.

Mësohet se krahas posteve vakante të ministrave, kryeminsitri do të dorëzoj propozime edhe për disa zv/ ministra dhe sekretarë shtetërorë. Por ai nuk e pa të udhës të zbuloj për opinionin asnjë nga emrat e ri të formacionit të tij qeveritar.

Në lidhje me rikonstruktimin, logjikisht, nesër në mëngjes do i propozoj. Them kështu sepse nuk e dija nëse pas gjykimit, qeveria do të ishte e plotë apo do duheshe të propozoja rikonstruktim. Unë jam i gatshëm, njerëzit janë zgjedhur. Nesër në mëngjes do i mbledh të gjitha CV, biografitë dhe dokumentet tjera të Ministrave dhe të Zv/Ministrave dhe do t’i procedojmë në Kuvend me shpresën se deri në fund të muajit Parlamenti do i vendos si pika rendit të ditës këto propozime që ta kompletojmë më Qeverinë -deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Ndërkohë mësohet se partnerët e koalicionit qeverisës do e shkëmbejnë Ministrinë e Drejtësisë me atë të Arsimit dhe shkencës. Renata Deskoska nga do të tërhiqet nga Ministria e Arsimit për të udhëhequr me Ministrinë e Drejtësisë. Jo-zyrtarishtë përflitet se në vend të saj, me ministrinë e Arsimit do të udhëheq zv/ministri aktual Arbër Ademi, por kjo nuk konfirmohet e as mohohet nga BDI-ja e as nga LSDM-ja.

Si i komentoni spekulimet për transferimin tuaj në Ministri të Drejtësisë?

Renata Deskoska – Aq shumë janë shpeshtuar këta muhabete sa që sot më nuk mund të quhen as spekulime.

Cilat do të jenë prioritet tuaja në Ministrinë e Drejtësisë?

Renata Deskoska – Kur do të shkojmë atje do të flasim për këtë gjë, tani këtu jemi për ngjarje që ka të bëj me arsimin.

Me riformatimin e Qeverisë, Lëvizjes Besa iu dha Ministria e Kulturës me të cilën mësohet se do të udhëheq Asaf Ademi dhe dy poste të zv/ministrave ende të panjohura për opinionin. PDSH morri Ministrinë për Investime të huaja në krye me Bardhyl Dautin dhe zëvendësministër të Transportit dhe Lidhjeve për të cilën pozitë, Thaçi zgjodhi Musadik Beqirin. Jashtë Qeverisë mbeti Besa e Bilall Kasamit dhe Aleanca për Shqiptarët e cila lëshoi Qeverinë pas mosmarrëveshjeve me Zaev, në lidhje me Ministrinë e Shëndetësisë./Alsat-M

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme