Kosova më 3 qershor zhvillon miqësore ndaj Bregut të Fildishtë

17:23 | 21 Maj 2018
Arbresh.info

Përfaqësuesja e Kosovës në fund të këtij muaji dhe në fillim të qershorit, do të zhvillojë dy ndeshje të karakterit miqësor.

Para disa ditësh miqësorja vëllazërore është konfirmuar nga Federata e Futbollit Shqiptar dhe ajo e Kosovës, se do të zhvillohet në shtetin e Zvicrës, Kjo ndeshje do të zhvillohet më 29 maj në Cyrih, takimi do të luhet në stadiumin “Letzingrund” nga ora 20:00.

Arbresh.info mëson se Kosova ndeshjen e dytë do ta zhvillojë ndaj kombëtares së Bregut të Fildishtë.

Kjo miqësore do të zhvillohet më 3 qershor, po ashtu në Zvicër.

Trajneri i përfaqësuesës, Bernard Challendes, ende nuk ka grumbulluar futbollistët e tij dhe pritet në ditët në vijm të bëjë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për këto dy takime.

Challendes u emërua si zëvëndësues i Albert Bunjakit, dhe debutoi me fitore ndaj Madagaskarit. /arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme