Google ADS

U hodh shorti për ndeshjet e barazhit, këto janë përballjet

16:49 | 21 Maj 2018
Arbresh.info

Komisioni i Garave, sot, në praninë e përfaqësuesve të klubit ka tërhequr shortin për ekipet në cilësinë e vendasit në ndeshjet e barazhit, të cilat do të zhvillohen në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me çka përcaktohen edhe detajet tjera të ndeshjeve, si ngjyra e fanellave dhe ndarja e tribunave për shikuesit.

Kësisoj, të mërkurën, në orën 16:00, do të takohen Vushtrria – Flamurtari, që do të thotë që vushtrriasit janë në cilësinë e vendasit dhe do të kenë tribunën qendrore për tifozët, derisa në ndeshjen që luhet të enjten, Ferizaj do të jetë në cilësinë e vendasit përballë Vëllaznimit.

Ndërkohë, në ndeshjet e barazhit për Ligën e Parë, të cilat zhvillohen në Gjakovë, më 28 maj, Istogu do të luajë kundër Rahovecit, derisa Trepça do të luajë më 29 maj me fituesin e ndeshjes përcaktuese për vendin e dytë në Grupin B të Ligës së Dytë, Lepenci – Dardana, që luhet më 25 maj në Drenas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme