Masa të ashpra deri në heqjen e lejes së ndërtimit për të gjitha subjektet ndërtimore që hedhin mbetjet inerte në venddepozitime të palicensuara.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, inspektuan sot situatën e mbetjeve inerte në liqenin e Kodër- Mëzez, që është kthyer në një vendgrumbullim mbetjesh dhe intertesh nga subjekte të palicensuara duke dëmtuar florën dhe faunën e kësaj zone.
Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, e cilësoi të papranueshme situatën e hedhjes së mbetjeve inerte, ndërsa bëri të ditur se mbi 30 subjekte ndërtuese janë penalizuar me gjoba dhe pezullime nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit për hedhje të mbetjeve inerte jashtë vendepozitimeve të licensuara nga bashkia.
“Situata që ka kjo sipërmarrje ka sot me mjedisin është krejtësisht e papranueshme pasi drejtuesit e këtij biznesi do të duhet të trajtojnë mbetjet në venddepozitimet e licensuara nga bashkia dhe jo natyra të jetë venddepozitimi për mbetjet. Inspektoriati i Mjedisit së bashku me inspektoriatin e bashkisë kanë penalizuar mbi 30 subjekte të cilët janë kapur në shkelje të ligjit, por kjo është një masë e pamjaftueshme. Do të vazhdojmë me masa më të ashpra duke shkuar deri në heqjen e lejes për ndërtim të këtyre subjekteve pasi nuk mund të tolerojmë që mjedisi të trajtohet si mall pa zot”, tha ministri Klosi.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku tha se problematika e hedhjes së dherave nga punimet, ose inerteve të tjera në vende të ndryshme të qytetit, është një problematikë e vjetër. Ai siguroi se falë Planit Urbanistik të qytetit, të miratuar 1 vit më parë, kjo çështje është e sistemuar dhe tashmë duhet vetëm që aktorët të cilët ushtrojnë këtë lloj aktiviteti, të ndjekin rregullat dhe procedurat e duhura për të mos hedhur inertet si mall pa zot në natyrë.
“Ky është një problem i cili tashmë nëpërmjet Planit Urbanistik të qytetit, të miratuar 1 vit më parë, por edhe një sërë rregullimesh të tjera që janë bërë, është një çështje e sistemuar. Tashmë duhet vetëm që aktorët e caktuar, të cilët duan ta kryejnë këtë lloj aktiviteti, apo i duhet ta kryejnë këtë lloj aktiviteti, të ndjekin rregullat dhe procedurat e duhura dhe të mos i hedhin mbetjet në natyrë, sepse natyra është e të gjithëve ne. Kjo është një çështje që nuk do të tolerohet më në bashkëpunim të ngushtë me gjithë institucionet qendrore dhe lokale, në mënyrë që ta ruajmë mjedisin ashtu siç është dhe të kemi mundësi tu trashëgojmë fëmijëve tanë”, nënvizoi Mazniku.
Duke e vlerësuar të papranueshëm trajtimin e natyrës si një mall pa zot, kreu i Turizmit dhe Mjedisit, theksoi se forca e ligjit do të jetë e ashpër për këdo subjekt të madh apo të vogël, të njohur apo të panjohur, që nuk respekton ligjin për gjenerimin, transportin dhe depozitimin e mbetjeve inerte. Ministri Klosi kërkoi gjithashtu bashkëpunimin e qytetarëve për të denoncuar cdo rast flagrant të shkeljes së ligjit.
“Sot në Tiranë kjo punë nuk mund të zgjidhet vetëm me Inspektoratin e Mjedisit apo vetëm me inspektorët e bashkisë. Ne duam shumë policinë e rendit të jetë në krye të kësaj detyre, por më shumë se kaq duam qytetarët të cilët nuk do të duhet të lejojnë që biznese të papërgjegjshme qofshin të mëdha apo të vogla,me emër të madh apo edhe të panjohura të bëjnë këtë veprimtari kriminale”, u shpreh Klosi.
Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe inspektorët e bashkisë vijon inspektimet në të gjithë qarkun e Tiranës, për të evidentuar të gjitha pikat apo hotspotet e krijuara në vite nga puna dhe aktiviteti i pakontrolluar i subjekteve që merren me gjenerimin, transportin dhe venddepozitimin e mbetjeve inerte.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...