Ceremonia e çmimeve muzikore “Billboard Music Awards” ka bashkuar mbrëmë dy shqiptaret Bebe Rexha e Dua Lipa.
Të dy këngëtaret ishin pjesëmarrëse në këtë ngjarje, njëra ishte e nominuar për çmim ndërkaq tjetra do të performonte, shkruan Arbresh.info.
Dua ka shkëlqyer me performancën e këngës “New Rules” ndërkohë që Bebe nuk arriti të rrëmbej çmimin në kategorinë “Best Country”.
Pavarësisht kësaj, dy shqiptaret kanë shfrytëzuar rastin që të pozojnë së bashku dhe këtë duket se e kanë bërë në prapaskenë.
Kjo është hera e parë që ato shihen së bashku.
Bebe ka raporte të mira edhe me Rita Orën ndërkaq kjo e fundit dhe Dua Lipa nuk janë parë asnjëherë bashkë deri më tani ndonëse të dyja janë nga Kosova dhe jetojnë në Londër./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?