Policia indiane ka thënë se ka larguar me sukes nga stomaku i një gruaje 106 kapsula të kokainës, e cila dyshohej se ishte duke tentuar të kontrabandojë drogë në këtë shtet.
Gruaja 25 vjeçare me shtetësi të huaj është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar në Delhi më 14 maj, ka njoftuar policia.
Ajo është raportuar të ketë kaluar javën e kaluar në një spital duke u trajtuar si pasojë e kokainës.
Droga është thënë se ka vlerën e 50 milionë rupeve, apo 734,160 dollarëve.
Policia ka thënë se beson që gruaja ka përtypur kapsulat në Brazil dhe po aty i janë dhënë udhëzimet për të dërguar drogën në Delhi.
Zyrtarë nga Departamenti i Narkotikëve, i kanë thënë gazetës, Hindustan Times se ky ka qenë “numri më i madh i kapsulave të kokainës” që kanë gjetur ndonjëherë në një person.
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...