Google ADS

Tre zyrtarët e PD në Prokurori, dëshmojnë për audio-përgjimin ‘Xhafaj’

10:31 | 21 Maj 2018
Arbresh.info

Tre zyrtarët e Partisë Demokratike u paraqiten këtë të hënë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për tu pyetur lidhur me audio-përgjimin që publikuan për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji sëbashku me ekspertin ligjor Gazmend Bardhi do dëshmojnë para prokurorëve për audio-përgjimin.

Salianji mbante në dorë një letër të bardhë në dorë për të ironizuar Xhafajn, ku shkruhej: Unë nuk jam Ervin Salianji.

Ata ishin thirrur edhe të enjte e kaluar në Prokurori për të dëshmuar, por nuk u paraqiten me justifikimin e ishin në seancë parlamentare.

Në Prokurori lidhur me këtë çështje ka dëshmuar edhe “Bashkëpunëtori X”, Albert Veliu, i cili ka pranuar se përgjimi është i vërtetë, duke konfirmuar edhe akuzat ndaj Agron Xhafajt për trafik droge.

Pas publikimit të audio-përgjimit, Agron Xhafaj, duke theksuar se është montazh është nisur drejt Italisë, për të vuajtur dënimin prej 7 vite burg për trafik droge dhënë disa vite me parë.

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e Xhafajt, ku edhe ka thirrur një protestë me 26 Maj kundër ministrit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme