Google ADS

Kërkohet lobim në kryeqendrat e BE-së për liberalizim të vizave

09:13 | 21 Maj 2018
Arbresh.info

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe njohësit e integrimeve evropiane kanë bërë me dije për gazetës “Epoka e re” se duhet të lobohet fuqishëm tek vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) për liberalizimin e vizave.

Meqenëse rol kyç në këtë proces do të kenë shtetet kryesore anëtare të BE-së, ata kanë deklaruar se Kosova duhet t’i informojë kryeqendrat e BE-së për gjithë progresin që është arritur në këtë drejtim.

Ndërsa përfaqësuesit e opozitës kanë përmendur hezitimin e disa shteteve anëtare në raport me liberalizimin e vizave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme