Deputetët dhe analistët politikë thonë se Kuvendi i Kosovës është degraduar në dy legjislaturat e fundit prejse në krye të këtij institucioni ka ardhur kryetari i PDK-së Kadri Veseli.
Mosmbajtja e seancave të rregullta, seancat e gjata, përplasjet verbale e së fundmi edhe fizike në mes të deputetëve vlerësohen si disa nga pikat që dëshmojnë se nuk ka menaxhim të mirë të punës së Kuvendit, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Në legjislaturën e kaluar dhe në këtë aktualen Kuvendi nuk po mban seanca sipas planit të punës dhe kjo po bën që në rend dite të seancave të grumbullohen deri në 30 pika.
Shpeshherë në mes të një seance thirret seancë tjetër, ndërsa debatet “folklorike”, që vlerësohet se nuk kanë kurrfarë efekti, janë të shpeshta
Të gjitha këto po konsiderohet se po mbesin nën hijen e përplasjeve verbale në mes të deputetëve e që së fundmi kanë kaluar edhe në konfrontim fizik.
I gjithë ky degradim i Kuvendit sipas deputetëve ka filluar në mandatin e kaluar dhe se po vazhdon edhe në këtë legjislaturë.
Ndërsa analistët politikë thonë se përplasjet e deputetëve janë të planifikuar dhe se u shërbejnë partive për të fituar vota.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...