Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç në fjalimin e tij në Kongresin e gjashtë të Unionit të Demokratëve Turq të Evropës (UETD) në Sarajevë, ku mysafir nderi është Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, tha se boshnjakët dhe turqit për një kohë të gjatë janë së bashku, dhe se shumë janë përpjekur për t’i ndarë nga besimi, identiteti dhe krenaria e tyre, por dështuan, raporton Anadolu Agency (AA).
Të pranishmëve Izetbegoviç u tha se “Zoti ua ka dërguar Erdoganin, të cilin duhet ndihmuar që të fitojë ana e drejtë”.
“Kam kënaqësi të shoh flamuj të përzier të Turqisë dhe BeH-së. Ne ishim së bashku për një kohë të gjatë dhe jetuam së bashku, luftuam së bashku. Për herë të fundit boshnjakët mbrojtën Turqinë në Çanakkala si atdheun e tyre”, tha Izetbegoviç.
“Pasi historia na ka ndarë, fati ynë përsëri ishte i ngjashëm. Ata u përpoqën që turqit dhe boshnjakët t’i ndajnë nga feja e tyre, nga identitetit, nga krenaria e tyre, por siç thotë hadithi i Pejgamberit çdo 100 vjet Zoti dërgon një njeri të drejtë i cili do ta kthejë popullin në fe dhe kur e dërgon atë edhe e ndihmon dhe kur e ndihmon askush nuk nuk mund ta mposhtë”, tha ai.
Izetbegoviç thekson se është e pabesueshme se si gjatë agresionit të fundit në Bosnjë e Hercegovinë, boshnjakët arritën të mbrohen.
“Ne boshnjakët e kishim Alija Izetbegoviç-in. Nuk mund të shpjegohet se si kemi arritur të mbrohemi. Kjo ishte e mundur vetëm me ndërhyrjen e Perëndisë dhe me vullnetin e tij. Sot nuk mund të shpjegoni se si Turqia arrin të mbajë këtë barrë dhe peshë të rëndë. Me kaq armiq brenda saj, në kufijtë e saj, me miliona refugjatë për të cilët kujdeset si për popullin e saj, Turqia jo vetëm që ballafaqohet me këtë, por edhe përparon. Sepse tani e keni njeriun që Perëndia ju ka dërguar, dhe emri i tij është Recep Tayyip Erdogan.
Kur Zoti ju dërgon një njeri të tillë, ju keni për detyrë ta ndihmoni, të jeni në anën e duhur, që të fitojë ana e drejtë. Nevojitet edhe pak që ana e drejtë të fitojë, këto janë votat tuaja të turqve nga Evropa. Qëndroni me udhëheqësin tuaj, jini me Turqinë, jini me fitore”, porositi Izetbegoviç.
Me rastin e Kongresit para dhe brenda sallës Olimpike “Juan Antonio Samaranch – Zetra“ kanë ardhur rreth 20 qytetarë nga vendet e Evropës Perëndimore. Në kongres marrin pjesë anëtarë nga Gjermania, Austria, Belgjika, BeH, Finlanda, Franca, Holanda, Britania e Madhe, Suedia, Zvicra, Italia, Hungaria, Maqedonia, Norvegjia dhe Çekia.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...