Erëza djegëse, xhenxhefili, qetëson sistemin tretës, që ndihmon në tretjen e ushqimit, duke lehtësuar kështu dhimbjet e stomakut.
Kjo erëz mund të jetë sidomos e dobishme për gratë që janë në muajt e parë të shtatzënisë, pasi largon të përzierat.
Ajo ndihmon për të normalizuar funksionet e zorrëve dhe stomakut, sidomos gjatë muajve të parë të shtatzënisë. Xhenxhefili mund të përdoret gjithashtu para se të niseni në udhëtim me makinë, për të shmangur të përzierat.
Sipas Lily Soutter, eksperte e dietave dhe rënies në peshë, xhenxhefili mund të transformojë çehren e një njeriu.
“Xhenxhefili u jep shkëlqim fytyrës dhe flokëve”, thotë ajo. “Kjo sepse xhenxhefili stimulon qarkullimin e gjakut, duke u dhënë mundësi organeve që të marrin lëndët ushqyese të nevojshme”, transmeton albeu. Për të lehtësuar dhimbjet e stomakut apo larguar të përzierat, pini një çaj të ngrohtë me xhenxhefil.
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...