Ligji i ri për pagat që jepen nga buxheti do ta bëjë presidentin Hashim Thaçi si njeriun me pagën më të lartë nga zyrtarët shtetërorë.
Kjo pasi së shpejti me këtë ligj do të ndryshohen pagat e zyrtarëve publik, duke bërë kështu që Thaçi të paguhen më shumë se çdokush tjetër.
Ndryshimet në paga me këtë ligj i ka konfirmuar edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, i cili konfirmoi se së shpejti një ligj i tillë do të shkojë në Qeveri.
Ai për media ka konfirmuar se përveç pagave, në këtë ligj do të rregullohen edhe një sërë çështjesh të tjera.
“Kjo do të rregullohet me ligjin e zyrtarëve publik ku prapë do të saktësohen hyrja në këto institucione dhe mënyra e funksionimit të zyrtarëve, masat disiplinore, performanca, zhvillimi karrierës dhe shumë çështje tjera që kërkohen me Ligjin e punës”, ka thënë Yagcilar.
Ndërkaq, jo vetëm Thaçi do ta ketë fatin që t’i rritet rroga. Fat të njëjtë do të kenë edhe punëtorët e Kuvendit dhe Qeverisë.
Ndryshe, deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri, Thaçi paguhet më 2 mijë e 873 euro për muaj, ndërkaq sipas opozitës kjo rrogë pritet t’i bëhet më e madhe për 25 për qind.
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...
Një anëtar i shtabit teknik të Hungarisë në gjendje të rëndë
Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përf...
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan