Messi e fiton “Këpucën e Artë”, e kalon Ronaldon

23:16 | 20 Maj 2018
Arbresh.info

Messi e ka fituar Këpucën e Artë për sezonin 2017/18.

Pesë herë më i miri i botës, Lionel Messi, e ka fituar sërish “Këpucën e Artë”. Leo shënoi 34 gola në La Liga, duke lënë prapa Mohamed Salahun me 32 në Premierligë.

Podiumin e plotëson Kane me 30 gola, ndërsa Lewandowski (29), Immobile (29) e Icardi (29) – renditen pas tyre si golashënuesit më të mirë këtë edicion në top ligat Evropiane.

Messi e fitoi Këpucën e Artë për herë të pestë, duke lënë prapa Cristiano Ronaldo me katër çmime.

Argjentinasi do të pranojë çmimin sezonin e ardhshëm

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme