Google ADS

Interi në Ligën e Kampionëve, Lazio mbetet jashtë

22:43 | 20 Maj 2018
Arbresh.info

Interi është skuadra e katërt në Serie A që do të marrë pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm. 

Interi e mundi Lazion me shifrat 3:2 në Olimpico për tiu gëzuar vendit të katërt. 

Lazio ka kaluar në avantazh prej 1:0 me golin e realizuar nga Marusic në minutën e nëntë.

Interi ka barazuar në 1:1 me golin e realizuar nga D’Ambrosio në minutën e 29-të.

Ky gol u kontestua nga Lazio pasi që u pretendua se para se të shkonte topi në rrjetë, është goditur portieri shqiptar, Thomas Strakosha.

Lazio e rikthen epërsinë në 2:1 me golin e shënuar nga Felipe Anderson në minutën e 41-të pas një kundërsulmi.

Interi ka barazuar nga penalltia në minutën e 79-të pas një penalltie të nxjerrë nga Mauro Icardi të cilën vet e ktheu në gol duke e mposhtur portierin Strakosha.

Interi e ka përmbysur rezultatin në 2:3 me golin e realizuar nga Vicino me kokë në minutën e 81-të./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme