Hawai po përballet prej dy javësh me katastrofën natyrore më të rëndë të 5 dekadave të fundit, pas shpërthimit të vullkanit Kilauea, ishullit më të madh të saj.
Lumenjtë e llavës që dalin nga vullkani Kilauea në Hauai janë shtuar dhe shpejtuar ditët e fundit duke kërcënuar më shumë shtëpi, ndërsa autoritet po bëhen gati të urdhërojnë me mijëra evakuime të tjera.
Banorët janë paralajmëruan që të mbajnë çantat gati që t’ia mbathin sapo të vijë urdhri i parë. Me dhjetëra shtëpi janë djegur qëkur vullkani shpërtheu në fillim të majit, ndërsa me qindra njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre.
Veç llavës përcëlluese dhe hirit vullkanik, autoritetet paralajmëruan banorët edhe për rrezikun e gazrave toksike që krijohen kur llava e nxehtë takohet me ujin e ftohtë të oqeanit dhe që tani kanë nisur të shpërndajnë maska për frymëmarrjen në popullsi.
Më shumë se 2,000 njerëz janë evakuuar nga zonat e banuara në Big Island dhe helikopterët e Gardës Kombëtare janë dërguar për të transportuar së paku katër banorë nga zona më e ulët e Puna në Hawaii.
Që nga e premtja, zyrtarët e Qarkut të Hawaiit kishin shpërndarë rreth 2,000 maska të gazit N95 për të ndihmuar në mbrojtjen e vendësve nga nivelet e larta të dyoksidit të squfurit dhe hirit në ajër. /Telegrafi/
https://youtu.be/IZZZgO48T98
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...