Kleant Çela, një 29-vjeçar nga Vlora është zhdukur prej 5 ditësh duke humbur kontaktet me familjen.
Në momentin që është larguar nga banesa ka lënë një letër për familjen dhe të fejuarën, ndërsa nënës i ka thënë se do të shkojë në spital, pasi ‘ka probleme me kurrizin dhe do të vizitohet’.
Disa minuta, pasi doli nga banesa me makinën e tij tip ‘Benz’ me targë AA 514 MP, paraditen e 15 majit, nëna Mbaresa Çela tregon se e ka marrë në telefon, ndërsa ai i ka thënë se është në spital. Por herën e dytë që nëna e ka marrë ai nuk e ka hapur më telefonin duke e fikur.
Pasi nëna gjeti letrën në banesë dhe nga spitali mohuan që ai të kishte qenë për t’u vizituar, bëri denoncimin në polici, por sipas saj nga blutë e qytetit bregdetar nuk kanë nisur kërkimet. Në letër, Kleanti njoftonte familjen se do të ikte nga Shqipëria, ndërsa i kërkonte që të mos e kërkonin.
“Do të iki përgjithmonë jashtë Shqipërisë, mos më kërkoni më, iu uroj gjithë të mirat”
Në një lidhje telefonike për Report Tv nëna i bën thirrje që të telefonojë dhe të njoftojë se është mirë, pasi nuk duan asgjë tjetër.
Më ka ikur djali nga shtëpia ka 5 ditë sot. Ka qenë djalë shumë i rregullt, nuk ka pasur probleme. I lutem shumë të më bëj një telefonatë, që të më thotë se jam mirë, nuk dua asgjë tjetër. Të shikoj jetën e tij nëse është i gjallë, nuk dua asgjë tjetër. E gjeta në shtëpi shtrirë, më tha do të shkoj për vizitë në spital, por nuk kishte shkuar.
Pasi u kthye nga Anglia filloi punë këtu, ka bërë çdo lloj pune. Bëmë denoncim në polici dhe na thanë që jashtë shtetit nuk ka ikur, por këtu brenda nuk na kanë thënë gjë. Jam e shqetësuar se më kishte lënë një letër, që thoshte se do iki përgjithmonë nga Shqipëria dhe mos më kërkoni. Nuk mendoj dot asnjë gjë. Vetëm unë dhe djali ishim në shtëpi, nuk kam fëmijë të tjerë”.
Edhe kushëriri i tij, Endri Sherifi i bën apel që të njoftojë se ku ndodhet, ndërsa shton se stresi dhe mërzitja nga papunësia mund ta kenë shtyrë të largohet.
“Të lutëm na jep një fjalë se je vëllai jonë. Në polici nuk kanë dhënë asnjë shenjë. Ishte i mërzitur nga papunësia, lekët që merrte nuk ishin mjaftueshëm për asgjë. Ndoshta ka ikur për një jetë më të mirë, por i lutem të na bëjë një telefonatë. Mund të ketë ikur nga Shqipëria ilegalisht”.
Kleanti ishte i fejuar dhe kishte 3 vite që ishte kthyer nga Anglia, ndërsa atje kishte qëndruar rreth 6 vite. Pikërisht, këtu dyshojnë edhe familjarët, që mund të jetë nisur për të shkuar sërish në Angli. Por, sipas familjes ai nuk rezulton që të ketë dalë jashtë vendit përmes doganës, ndërsa dyshohet se ndoshta është larguar ilegalisht.
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...