Presidenti palestinez Mahmoud Abbas u shtrua këtë të diel në spital në Ramallah për probleme shëndetësore.
Një zyrtar i paidentifikuar palestinez për AA konfirmoi se Abbas i është nënshtruar një kontrolli në repartin e kardiologjisë në spitalin Istishari Arab.
Udhëheqësi palestinez Abbas mbrëmë u pranua në repartin e emergjencës, por u lirua pas kontrollit.
Abbas për shkak të problemeve shëndetësore të premten nuk mundi të marrë pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) në Stamboll, ku tema kryesore ishte hapja e Ambasadës Amerikane në Kuds./tch/
Murati: Ekonomia vazhdon rritjen me 4.27%
Ronaldo shënon gol dhe i dhuron epërsinë Al-Nassr
Empoli fiton ndaj Cagliarit, Ismajli sërish i jashtëzakonshë...
Kryhen matjet zyrtare: Joshua me një avantazh të lehtë përba...
KE-ja s’ua jep hisen e miliardave Kosovës e Serbisë pa zbati...
Aksident i dyfishtë në Tiranë, disa të lënduar