Shkëndija feston titullin me 101 gola

19:44 | 20 Maj 2018
Arbresh.info

Klubi shqiptar i Tetovës, Shkëndija, ka festuar titullin e kampionit në Maqedoni me rezultate të mahnitshme.

Shkëndija arriti në xhiron e fundit të fitojë 4-0 ndaj Pelisterit për të shkuar në kuotën e 91 pikëve në fund të sezonit, 35 më shumë se vendi i dytë, Vardari.

“Kuqezinjtë” mbyllën sezonin me 101 gola të shënuar e vetëm 27 të pësuar.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme