Google ADS

Anglia ende nuk ia ka zgjatur vizën pronarit të Chelsea Rroma Abramovich

19:30 | 20 Maj 2018
Arbresh.info

Autoritetet britanike nuk i kanë dhënë një vizë të re oligarkut rus dhe pronarit të Chelsea-s Roman Abramovich, ndërsa nuk është e qartë se do t’i jepet.

Abramovich, njeriu i 12 më i pasur në Britani me një pasuri prej 9,3 miliard dollarësh, kishte një vizë britanike biznesi që skadoi disa javë më parë.

Ai ka aplikuar për një vizë të re, por ende nuk e ka marrë. Si pasojë e mungesës së vizës ai nuk ishte i pranishëm në finalet e kupës në “Wembley” të shtunën, ku ekipit i tij Chelsea fitoi 1 me 0 ndaj Manchester United.

Burime për mediat thonë se atij nuk i është mohuar viza, por procedura po zgjat shumë dhe askush nuk e shpjegon dot pse. Raportet e para për vonesën edhe nga agjencia ruse e lajmeve “Bell”, e cila thotë se avioni provat i Abramovich udhëtoi për herë të fundit në Londër më 1 prill, përcjell tch. Ndërsa arsye e vonesës së vizës janë ende të paqarta, mediat spekulojnë se përkeqësimi i raporteve mes Moskës dhe Londrës duket se ka ndikuar mjaft në këtë çështje.

Javë më parë, autoritetet britanike thanë se do të rishikojnë vizat që kanë dhënë më herët për pasanikët e huaj dhe do ët vendosin rast pas rasti nëse do t’i rinovojnë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme