Emocionuese! Nëna në fund të jetës nga kanceri, vajza martohet në spital

16:36 | 20 Maj 2018
A. B.

Një nënë në fund të jetës e cila donte të merrte pjesë në martesën e vajzës së saj dhe një vajzë që ishte e gatshme të bënte gjithçka.

Cathryn Copeland dëshironte prej kohësh të martohej me Conner Wood, dashurinë e jetës së saj, përpara familjes dhe miqve të saj.

Dita e martesës ishte caktuar 1 nëntori.

Ishte gjithçka gati për ditën e madhe, kur një sëmundje e rëndë preku personin më të dashur për të, nënën e saj.

Që nga dita e diagnozës asgjë nuk ishte më si më parë, Janet ishte e prekur nga kanceri në fazën terminale dhe kishte shumë mundësi që të mos arrinte ta shihte të bijën në altar, transmeton Daily Mail.

Cathryn, nga Gainesville në Texas (SHBA), i ra bota sipër.

Nuk donte më që të martohej pa nënën e saj, pasi dëshironte që ajo të ishte e pranishme në ditën e madhe.

Duke menduar një sërë mundësish, arriti në përfundimin se zgjidhja e vetme ishte që ceremonia të përshpejtohej dhe të mbahej në klinikën ku nëna e saj ishte e shtruar.

Dhe kështu ndodhi.

Në 22 tetor, klinika ku Janet ishte e shtruar u kthye në një vend gëzimi, ku Cathryn dhe Connor vunë kurorë, duke kaluar në korridorin e spitalit për të kulmuar në kopshtin e tij ku ishte vendosur altari.

Cathryn, ecte e emocionuar në krahë të të atit David dhe Janet pas saj, shtyhej me karrocë nga djali i saj.

“Gëzimi ishte ngjitës. Ishte një ditë e shenjtë”, tha fotografja Jess Barfield.

Një gëzim që nuk zgjati shumë, pasi dy javë pas ceremonisë, Janet u nda nga jeta.

Megjithatë ajo arriti të realizojë dëshirën e saj, të shikonte të bijën të veshur me të bardha në altar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme