Në seancën e Kuvendit të Kosovës që u mbajt të enjten u miratua Ligji për Prishtinën, dhe gjithashtu Prizrenu u shpallë kryeqytet historik i vendit.
Ky vendim ka nxitur reagime të ashpra në Serbi.
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq e cilësoi këtë vendim si “provokimin e radhës nga Kosova”, transmeton lajmi.net.
“Nëse Haradinaj dhe Thaçi janë të shqetësuar rreth Prizrenit, unë jam i frikësuar për numrin e madh të serbëve që dikur jetonin atje”, tha ministri serb.
Më të ashpër në deklaratat e tyre kanë qenë hisotirnaët serbë.
Cedomir Antiq thotë për Novosti se një veprim i tillë është një përpjekje për ridefnimin e historisë.
“Kjo është një lojë e vjetër e shqiptarëve. Është dëshirë për ta kompensuar atë që Kosova nuk e ka. Kosova është një vend pa histori dhe kulturë, dhe kështu po tentojnë të kalojnë nëpër fazat e zhvillimit që kanë kaluar vendet e tjera”, tha Antiq.
Historiani tjetër Rados Lushiq e ka cilësuar shpalljen e Prizrenit si kryqytet historic, si shenjë për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.
“Shqipëtarët duan që Prizreni të rritet në nivelin e qendrës historike, kështu që ky të jetë kryeqyteti i ardhshëm i Shqipërisë së Bashkuar. Kjo shmang konfliktin nëse qendra e Shqipërisë së Madhe duhet të jetë Tirana apo Prishtina”, tha Lushiq.
Tutje ai e ka vlersëuar Prizrenin si sinonim “të historisë serbe”.
Ndryshe ky vendim u miratua në Kuvend me 66 vota pro. E kundër ishin deputetët e Listës Serbe. /Lajmi.net/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...