Mungesa e kolegëve deputetë në varrimin e ish-deputetit Kujtim Paçaku, e ka prekur jashtëzakonisht shumë, të birin, Denur Paçakun
Përmes një shkrimi ne facebook, ai ka thënë se në ditën e varrimit të babait të tij kishte shumë njerëz, megjithatë munguan njerëzit që i ndjeri Kujtim Paçaku i kishte quajtur të mëdhenj
‘”Tamam puna”, të dërgohen ftesa për të qenë pjesë e një ceremonie varrimi. Njësoj po shprehem edhe për të mbajturën, mbledhjen komemorative për të ndjerin, Kujtim Paçaku-n. Në kortezhin funeral-varrimin e të ndjerit, dhembjen e ndamë me një numër të madh të njerëzve, e që mbeti i vogël në rastin kur në varrim po mungonin njerëzit që i ndjeri po i quante të mëdhenj”, ka shkruar ai.
Denur Paçaku thotë se një gjë të tillë nuk e meritonte babai i tij, duke kritikuar deputetët për mungesën e tyre në ditën e varrimit.
“Deduktiviteti e targeti i kësaj mungese që i ndjeri nuk e meritonte, ishin deputetët shqipëtar(ish kolegët e tij), për të cilët ai kishte jashtëzakonisht shumë respekt. Këta të fundit e vajtuan dhe e ngriten ne piedistalin më të lartë, e në praktikë munguan për të hedhur një grusht dhe mbi banesen e tij të fundit”, është shprehur ai.
“Gjithë ky reagim për këtë rast, vie pas shkrimeve të shumta nga mediat e vendit e ato botërore, vie pas reagimit të publicistëve, politikanëve, gazetarëve e qytetarëve të vendit. Hiç më pak dhe nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, që me një fjalë e quajti turp”, ka përfunduar djali i ish-deputetit Kujtim Paçaku./arbresh.info/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...