Google ADS

Molliqaj e tregon një sondazh që e nxjerr Vetëvendosjen të tretën, PDK’në të dytën e LDK’në të parën

12:23 | 20 Maj 2018
V. S.

Dikur njëri prej njerëzve kryesor të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka shpalosur sondazhet e fundit që janë bërë para dy muajsh e nxjerrin LDK’në të parën me 32 për qind, PDK’në si parti të dytë me afër 20 për qind, ndërsa, Vetëvendosjen me 15 për qind. Ka thënë se këto sondazhe i kanë të gjitha partitë. Për PSD’në, Molliqaj ka thënë se do të flasë tek kur të kryhet procedurat e konstitutimit të partisë.

“Aktualisht, Vetëvendosje është forca e tretë. Është pas PDK’së e LDK’së dhe është nën 20 për qind. Ata i kanë rezultatet dhe mund t’i publikojnë”, ka thënë Molliqaj, në Pressing te Leonard Kerquki.

Molliqaj  ka thënë se matjet janë bërë para dy muajsh dhe LDK del të jetë diku rreth 30 për qind, PDK 20 për qind ndërsa VV diku te 17 për qindëshi.

Ish-Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes  thënë se nuk do të ketë zgjedhje këtë vit për shkak të dialogut me Serbinë, Gjykatës Speciale dhe liberalizimi i vizave. Tri këto probleme, sipas tij, do të kenë ndikim të madh në rezultatin e zgjedhjeve.

Ai ka parashikuar se Partia e Albin Kurtit do të mbetet parti serioze dhe pa potencial për t’u rritur.

“Besoj se Vetëvendosje e ruan elektoratin që e ka tradicional. Ruan diçka që ka marrë prej zgjedhjeve të fundit. Nuk është trupi elektoral i trupit të zgjedhjeve të fundit. Besoj se VV do të kthehet në një subjekt të qëndrueshme. Forcë e vogël, jo shumë e madhe, pa potencial për t’u rritur”, ka thënë Molliqaj.

Aktualisht, edhe në Parlament dhe në Komuna, LDK është partia e parë. E dyta është PDK derisa VV është e treta.

Në zgjedhjet e fundit, Vetëvendosje kishte dalë partia e parë me 32 deputetë, por më vonë një pjesë e deputetëve u larguan dhe shkuan në PSD. E, Donika Kadaj u rikthye në AAK./T7/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme