Mungesa e shenjave të dukshme klinike fatkeqësisht po shton gjithnjë e më tepër numrin pacientëve që përballen me ndërlikime të rënda shëndetësore si pasojë e tensionit të lartë të gjakut.
Kjo është edhe arsyeja kryesore përse bluzat e bardha apelojnë për matje të shpeshta të tij, pasi në listën e të prekurve sëmundja po shfaqet edhe tek moshat 20-25 vjeçare, çka përbën një alarm më vete, pasi ndërlikimet e sëmundjes shoqërohen me shtimin e shkallës së vdekshmërisë, si pasojë e goditjeve në tru, apo dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare. Sipas një studimi të ”American Heart Association” në kuadrin e National High Blood Pressure Education Month, këto janë gabimet më të shpeshta që bëjnë shumica e njerëzve kur masin tensionin:
1. Një ndër gabimet më të shpeshta që bëjnë shumica e njerzve është të masin tensionin direkt pasi kanë ngrënë ose pirë kafe. Ekspertët e shëndetit këshillojnë të shmangni pirjen e duhanit, marrjen e kafeinës apo të ushqimit për të paktën 30 minuta para matjes së tensionit.
2. Nuk e mbështesni ashtu si duhet krahun: Krahu duhet të mbështetet në atë mënyrë që pozicionimi i fashës së aparatit të jetë në lartësinë e zemrës, kurse këmbët duhet të jenë në dysheme. Në disa kushte të caktuara, tensioni i gjakut duhet të matet si në pozicionin shtrirë, në shpinë apo në këmbë. Nuk duhet të qëndroni kurrsesi këmbë mbi këmbë. Edhe në këtë rast kemi shtim të vlerave të tensionit me 2-8 pikë ndaj këshillohet që të mbani këmbët drejt dhe të mbështetura mirë.
3. Nuk duhet të masni kurrë tensionin mbi veshje, pavarësisht sa i hollë apo i trashë është materiali i saj. Madhësia e manshetës për matjen e tensionit duhet të rrethojë të paktën 80 për qind të krahut, për të bërë kështu një matje sa më të saktë. Por, jo vetëm, mjekët këshillojnë gjithashtu të mos masni kurrë tensionin nëse e keni qeskën të urinës të tejmbushur pasi rezultati i leximit nuk është i saktë. Këshillohet që para matjes së tensionit të keni urinuar.
4. Nuk duhet të flisni: Në shumicën e rasteve ky është një gabim i cili varet edhe nga profesionaliteti ose jo i mjekut, pasi duke ju përgjigjur pyetjeve të tij vlerat e leximit me 10 pikë të tjera. Këshillohet të qëndroni të heshtur dhe sigurisht pa lëvizur.
SHËNIM: Matjet duhet të merren nga një instrument i kalibruar dhe i vlerësuar gjatë kohëve të fundit.Duhen mesatarisht dy apo shumë matje e lexime të ndara nga 2 minuta. Nëse leximet ndryshojnë nga 5mmHg, ose dhe më shumë duhet të bëhen lexime të tjera, pasi diçka nuk ka shkuar siç duhet të matjen e tensionit të lartë të gjakut.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...
PDK sot dorëzon kërkesën në Prokurorinë Speciale për hetimin...
Pas Bitcoin edhe një tjetër kriptovalutë shënon rritje
Sot lansohet masa për mbështetje të punësimit për familjet p...