Google ADS

Gazetari serb u intervistua nga prokuroria lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit

09:12 | 20 Maj 2018
V. S.

Gazetar serb Stefan Cvetkoviq, nga Bela Crkva, ka deklaruar se gjatë kthimit të tij nga Kosova, është ndaluar dhe është intervistuar për gjashtë orë në stacionin e policisë në pikëkalimin kufitar në Jarinë.

Ai ka thënë se nga  Policia e Kosovës në pikën e kalimit kufitar të Jarinës ka marrë konfirmim me shkrim se është mbajtur në stacion policor në afërsi të kufirit, për t’u marrë në pyetje me urdhër të prokurorit special, i cili është duke hetuar vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Cvetkoviq të shtunën në mëngjes nga Serbia kishte hyrë në Kosovë, siç tha ai, sepse është duke punuar në hulumtimet lidhur me vdekjen e Oliver Ivanoviqit, ndërsa Policia e Kosovës kishte lëshuar vendim për ta mbajtur në pikëkalimin kufitar.

“Ata nuk kishin asnjë mënyrë tjetër për të ardhur tek unë, pasi ata kishin vënë re se kam kontaktuar me disa njerëz që janë në interes të tyre për hetim”, i ka thënë Cvetkoviq agjencisë Beta, përcjell Telegrafi.

Ai tregoi se tashmë ka kaluar në Serbi dhe se ishte “përsëri i lirë”.

“Zyrtarët policorë më kërkuan falje dhe më shoqëruan në pikalalimin kufitar. E vetmja gjë e pakëndshme ishte se më mbajtën aq gjatë në paqartësi, derisa erdhi ekipi i prokurorit nga Prishtina”, tha Cvetkoviq, duke shtuar se ka marrë një kopje të vendimit të për marrje në pyetje.

Cvetkoviq tha sot më parë se ai ishte mbajtur në stacionin e policisë në pikën e kalimit të Jarinës për gjashtë orë dhe u pyet për të bërë një deklaratë dhe informacion në lidhje me vrasjen e një politikani të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Gazetari serb Stefan Cvetkovic u bë i njohur për publikun pasi u dënua me më shumë se dy vjet burg sipas akuzave të  zyrtarëve të Partisë Progresive Serbe. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme