Google ADS

AKU bllokon 10 ton mish

09:16 | 20 Maj 2018
Arbresh.info

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të masave për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të mishit në funksion të sigurisë ushqimore ka sekuestruar gjatë ditës së sotme rreth 1 ton mish në Elbasan i cili ishte pa etiketë, dhe subjekti e përpunonte mishin pa licensë, ku dyshimet e para janë se është mish i kontaminuar.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin E.L, 42 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan, për veprën penale “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

Nga kontrolli i ushtruar nga Policia në bashkëpunim me A.K.U, në lagjen “5 Maji”, në subjektin fizik të këtij shtetasi i cili tregton e përpunon produkte mishi, ka rezultuar se ky subjekt tregtonte e përpunonte produkte mishi i pa pajisur me liçensë nga Q.K.L, si dhe pa etiketë produkti.

Në këtë subjekt u bllokuan nga specialistët e A.K.U-së, 978 kg mish derri, 3840 kg kofshë pule, 3920 kg fileto pule, 37 kg mish viçi, 111 kg qofte dhe 645 kg gjiro gici , produkt i gatshëm, për analiza të mëtejshme pasi dyshohen si të kontaminuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme