Detaje të reja janë publikuar një ditë pas incidentit të ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Vlorës, ku janë dëgjuar të shtëna me armë.
Në vendin e quajtur “Sahati”, shtetasi Besmir Ngjela, 31 vjeç, banues në Vlorë, ka shtënë një herë me armë zjarri brenda ambienteve të një lokali, dhe më pas është arrestuar nga policia.
Por një ditë pas arrestimit të të riut, “BalkanWeb” ka siguruar disa foto ku i riu Besmir Ngjela shfaqet me shenja të dukshme dhune. Në foto ai duket me fytyrën e enjtur, hundën e operuar, një dhëmb të thyer dhe gojën që i mbushet me gjak.
Familjarët e tij pretendojnë se e gjitha është bërë nga efektivët e policisë. Besmir Ngjela është 31-vjeçari i cili fillimisht u tha se ishte konfliktuar me tre persona dhe më pas kishte marrë kallashin dhe kishte shtënë me armë në ajër, por pa lënduar njeri.
Por sipas vëllait të tij, që ka qenë dëshmitar në vendngjarje nuk është kështu. Për “JOQ.al”, Eraldo Ngjela, vëllai i 31-vjeçarit tha se Besmiri është rrahur në fakt nga 6 efektivë policie të veshur civilë, të cilët kishin qenë të dehur dhe për këtë arsye ata kanë sajuar ndryshe historinë, e cila githsesi nuk justifikon dhunën e ushtruar ndaj të riut.
E vërteta po fshihet, kanë qenë policët që kanë rrahur vëllain tim. Ai ka qenë në një karburant duke mbushur motorin me benzinë dhe ndërkohë efektivët e dehur kanë shkuar me makinë dhe e kanë dëmtuar tek këmba. Vëllai im u tha të shikonin sepse e kishin vrarë në këmbë, por ata e kishin sharë me fjalë nga më të pistat dhe më pas e kishin qëlluar me grusht. Im vëlla ishte larguar me shpejtësi dhe kishte marrë një kallash që nuk e di nga e ka gjetur. Kur u kthye në karburantin që ka edhe lokal, ata ja morën direkt armën dhe u qëllua vetëm njëherë në ajër. Unë isha nga ana tjetër e trotuarit dhe pas këtij momenti i pashë të gjitha, por s’më linin të afrohesha. Ata e rrahën aq shumë sa im vëlla bëri operacion hundën dhe tani sapo i bëra skanerin e kokës pasi e kanë dëmtuar shumë. Shikojini edhe vetë fotot. Ishin civilë sepse edhe pasi erdhi furgoni i policisë nuk i ndau, por ata vazhduan ta rrihnin vëllanë tim. I pashë lajmet dhe nuk po duroja dot më kur i lexova. Kjo pasi 6 emrat e civilëve janë fshehur, ka edhe shumë gjëra të tjera që po fshihen. Unë do t’i shkoj deri në fund kësaj çështje dhe do kërkoj të drejtën e vëllait tim. Gjithçka që po them do të vërtetohet edhe me kamerat e karburantit. Fotot e vëllait tim të dhunuar e tregojnë se nuk ka qenë ai autori në këtë çështje, siç duan ta tregojnë”, ka treguar Ngjela.
E gjithë kjo ngjarje vjen vetëm dy ditë pasi një djalë u gjet i vdekur në Komisariatin e Korçës, ndërsa fotot e tij që tregonin se ishte dhunuar qarkulluan në të gjitha mediat. Familjarët e të riut në Korçë akuzojnë policët se e kanë rrahur për vdekje 27-vjeçarin./Balkanweb
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën