Alketa Vejsiu prezanton bashkëshortin e saj për herë të parë

23:40 | 19 Maj 2018
Trina Galanxhi

Moderatorja Alketa Vejsiu është rregullisht prej vitesh në ekran, një nga moderatoret më të dashura për publikun.

Por shpesh herë kemi lexuar dhe kemi kuptuar që është një ndër personazhet më të rezevuar, sa i takon jetës jashtë punës.

Pra edhe pse gëzon një jetë shumë të lumtur familjare me bashkëshortin dhe dy fëmijet e saj, Alketa është shumë, po shumë hermetike për sa i përket jetës private, preferon ta mbajë gjithmonë të tillë.

Mirëpo është dorëzuar në emisionin “Mos i fol shoferit” të Rudina Dembacaj, ku ka folur si rrallëherë për partnerin e tij.

Alketa ka treguar ndër të tjera se bashkëshorti i saj është një nga meshkujt më king të Vlorës. Alketa ka rrëfyer që janë syte e partnerit të tij, ato që e kanë tërhequr fillimisht,

Rudina Dembacaj: Cili ka qenë kriteri që ke zgjedhur njeriun e jetës?

Alketa Vejsiu: Sytë e tij. Aty filloi gjithcka se i ka sytë blu dhe jam shumë e lumtur që ia ka trashëguar dhe djali. Them që kam marrë një nga cunat më king të Vlorës. Është një lidhje që ka kompatibilitet, mirëkuptim, repsekt.

Mbi dashurinë është respekti. Për mua është respekti pastaj dashuria dhe pasioni. Nëse ka dashuri dhe s’ka respekt, atëherë është e destinuar të shpërbëhet. Këto funksionojnë të gjitha dhe na japin mundësi që ti japim fëmijëve një model të mirë.

Rudina Dembacaj: Sa mirënjohëse i je bashkëshortit për arritjet profesionale?

Alketa Vejsiu: Është gjithcka. Për mua dashuria në jetë është ekuilibër i madh. Edhe lëkura në mëngjes shkëlqen ndryshe kur ti fle dhe zgjohesh i lumtur, kështu që me këtë fjali i kam thënë të gjitha.

Rudina Dembacaj: Është mbështetës?

Alketa Vejsiu: Shumë. Për cdo gjë. Ai mendon absolutisht që je një nënë më e realizuar dhe një partnere më e lumtur kur përmbush ashtu sic duhet interesat dhe pasionet e tua në jetë. Të dy jemi një skuadër e mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme