Kryeministri Edi Rama pas deklaratës së gazetarit Jetmir Olldashi që deklaroi se e ka bërë ai përgjimin në lokalin e Agron Xhafës, akuzoi kreun e opozitës Lulzim Basha se me “xhevahirët” e tij po përpiqet të pengojë rrugëtimin e shqipërisë drejt BE-së.
Ky reagim i Ramës ka qenë i papranueshëm për nënkryetarin e PD, Edi Paloka, i cili po në Facebook shkruan se kryeministri “e nxori kokën fare pak nga llumi, sa për te treguar se po kapin fundin”.
Sipas Palokës, ai që “mblodhi llumin e krimit e drogës dhe ja paraqiti shqiptareve si xhevahire duke i bere kryetare bashkie, deputete e ministra”, sot bëri një hap prapa kur deklaroi se po pret eksperizën e Prokurorisë.
“Sa me shume përpiqet dhe i mbron aq me shume zhytet ne llumin e tij te krimit, aq me i pashprese behet. Dje , pasi mashtroi prape mbi ekspertizën për përgjimin qe paskësh bere vete, nuk gjente dot derën për te dale nga salla e konferencës me gazetaret. Sot u përdrodh prape e deklaroi se po pret ekspertizën e prokurorisë se tij”, shkruan Paloka në FB.
“Edvin , je ti qe me “xhevahiret”e tu, nga Elvis Roshi tek Sajmir Tahiri e Fatmir e Agron Xhafa duke punuar për pushtetin dhe pasurinë tuaj, punoni dite e nate kundër Shqipërisë e shqiptareve”, shton ai më tej.
Ndërkohë në fund thekson: “Më 26 maj shqiptaret janë thirrur që të pastrojnë llumin tënd Edvin. Priti tek dera…”.
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...
Hapen aplikimet për stacionet e plazheve, Kumbaro: Vetëm për...
Para ndeshjes me Rumaninë, delegacioni i FFK-së mirëpritet n...