Më 26 mars, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq hyri në Kosovë pa leje, për cka reaguan menjëherë institucionet e vendit, duke dhënë urdhër për arrestimin e tij.
Në këtë aksion morën pjesë dhjetëra pjesëtarë të Policisë së Kosovës, por ishin trupat e Njësisë Speciale Intervenuese që arrestuan Gjuriqin gjatë një tubimi që po mbante me serbët e veriut, shkruan Indeksonline.
Sjellja e policëve të Kosovës gjatë arrestimit të Gjuriqit, nuk i kishte pëlqyer zëvendësministrit të Punëve të Brendshme nga komuniteti serb, Milan Radojeviq, sipas të cilit në këtë aksion u përdor dhunë.
Me kërkesë të tij, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK)ka nisur të mbledh informacione në lidhje me dyshimet për shkelje eventuale të rregullave nga zyrtarët policor.
Tani që janë bërë pothuajse dy muaj nga arrestimi i Gjuriqit, IPK po vazhdon të merret me ankesën e zv/ministrit Radojeviq.
Në një përgjigje për Indeksonline, IPK ka njoftuar se misioni i tij është që përmes ushtrimit të veprimtarisë së tij, të sigurojë një shërbim policor të përgjegjshëm, demokratik dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara.
Prandaj, në përputhje me këtë mision dhe fushëveprimin ligjor IPK merr masa dhe veprime hetimore në rastet kur dyshohet se pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë kryer veprime që bien ndesh me ligjin e PK-së dhe aktet tjera nënligjore të Policisë.
“Edhe në lidhje me rastin e arrestimit të z. Marko Gjuriq, IPK respektivisht Departamenti i Hetimeve ka filluar me mbledhjen dhe grumbullimin e informacioneve në lidhje me dyshimet për shkelje eventuale nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës. Lidhur me këtë operacion policor, IPK ka pranuar një ankesë nga zv. Ministri i Punëve të Brendshme, lidhur më disa dyshime për tejkalim të përdorimit të forcës nga ana e zyrtarëve Policor”, thuhet në përgjigje.
Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore varësisht nga të gjeturat e këtij procesi të grumbullimit të informacioneve dhe në konsultim me prokurorin kompetent.
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban