Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth një orë më parë në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë është nxjerrë trupi i pajetë i një personi 30-vjeçar nga një bunar.
Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zyrtar për media në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ai ka thënë se rreth orës 20:00 policia ka pranuar një informacion i cili ka rezultuar me një person të vdekur.
“Policia e Kosovës ka marrë informacione për rastin dhe menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit kanë nxjerr trupin e një personi të pajetë nga një puset. Policia ka filluar të grumbulloj informacione si dhe ka filluar hetim lidhur me rrethanat e rastit”, ka deklaruar Borovci.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...