Janë ndërprerë punimet ndërtimore të Spitalit Klinik në Shtip. Për më shumë se një javë në objektin ku punohet ka vetëm dy ose tre punëtorë.
“Sipas asaj që mund të shohim, janë ngadalësuar punimet ndërtimore, ndërsa për këtë përgjigje duhet të kërkoni në Ministrinë e Shëndetësisë”, tha drejtori i spitalit, Alen Georgiev, përcjell Telegrafi Maqedoni
Nga spitali thonë se ka probleme në terren. Pas mbledhjes së fundit, kompanisë greke që fitoi tenderin i ka kaluar afati.
Ndërtimi i Spitalit Klinik në Shtip edhe gjatë vitit të kaluar u ndërpre disa muaj, pasi Ministria e Shëndetësisë ishte pa udhëheqës.
Ndërsa objekti i Spitalit të Shtipit duhet të ndërtohet në dy faza dhe do të kushtojë rreth 30 milionë euro.
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar