Ish-deputeti i PS dhe PD, Kastriot Islami, ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 për të folur për votën e Shqipërisë kundër SHBA në OKB dhe mundësinë e çeljes së negociatave.
Po ashtu Islami foli edhe për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Organizatën e Bashkimit Islamik të thirrur nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Ai u shpreh se si kryeministri Edi Rama ashtu edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, sillen me arrogancë dhe fshihen si struci për këto takime duke mos dhënë asnjë informacion, shkruan BalkanWeb
“Shqipëria është anëtare e organizatës së Bashkimit Islamik dhe është e detyruar të marrë pjesë për të ndarë mendimet e saj. Por problemi është se nuk ka asnjë informacion se çfarë ndodhi në takimin dje. Kjo konferencë u thirr nga Erdogan pas hapjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem ku u shoqërua me tensione të shumta. Nga ana e Shqipërisë nuk ka asnjë informacion. Thuhet vetëm se Shqipëria ka marrë pjesë në nivel ambasadorësh, dhe qeveria e ministria e jashtme e kanë fshehur si struci këtë qëndrim. Nuk iu dha rëndësia e duhur këtij takimi. Kjo pason një tjetër vendim të Shqipërisë në OKB kundër nismës së SHBA për hapjen e ambasadës në Jeruzalem. Atje Shqipëria ka votuar kundër dhe ka pasur një zhurmë të madhe. Edhe për atë Rama dhe ministri i Jashtëm janë përgjigjur pasi është bërë zhurmë në Shqipëri. Herë sillen si arrogantë e herë si struci.
Shqipëria në përgjithësi ka votuar pro nismave të Shteteve të Bashkuara, vetëm kur ka pasur një qëndrim unik. Është hera e parë që votohet kundër nismës së Trump. Minimalisht është gafë, se këto qëndrime mbahen në arshiva.,” tha Islami.
A jeni të mendimit se Shqipëria ka shpallur shumë partnerë strategjikë?
Po por ka një partneritet primar, SHBA ka qenë gjithmonë. Por edhe me Turqinë kemi pasur marrëdhënie të mira. Kryesor është SHBA, do apo s’do politika apo një individ i caktuar.
A është abstenimi zgjidhje?
Votimi kundër që ka ndodhur, ka qenë një gabim i rëndë dhe këtë gabim Rama është përpjekur ta vazhdojë ta mbrojë, nuk e ka pranuar gabimin.
A varen marrëdhëniet mes dy vendeve nga dy liderë të përkohshëm?
SHBA vendi më i fuqishëm, dhe janë shtet serioz, edhe Shqipëria pavarësisht defekteve, të gjithë liderët janë përpjekur të kenë marrëdhënie korrekte. Përveç Ramës që bën një politikë personale për kolltukun e tij. SHBA janë të mërzitura, e kanë cilësuar Shqipërinë në grupin e vendeve armike. Është gjë e rëndë. Duhet të jemi të matur e të kujdesshëm në çdo veprim.
Çelja apo jo e negociatave me BE me gjithë zhvillimet e fundit?
Vetë kam luftuar që nga dita e parë që jam marrë me politikë, që Shqipëria sa më shpejt të futet në NATO dhe BE, se sa më shpejt të futet aq më shumë do rritet presioni për t’u korrigjuar e përmirësuar.
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...