Kjo është torta e Dukës Harry dhe Dukeshës Meghan

19:07 | 19 Maj 2018
Arbresh.info

Është publikuar tashmë fotoja e tortës së çiftit mbretëror, tashmë Duka dhe Dukesha e Sussexit.

Kensington Palace ka treguar pamjet e tortës që nuk është aspak sipas traditës, transmeton portali arbresh.info.

Përbërja e tortës është me 200 limonë Amalfi, 500 vezë dhe 10 shishe shurup luleje.

Në përputhje me qasjen moderne të nuses dhe dhëndrit për ditën e tyre të madhe, torta është zbukuruar me tre lloje të ndryshme të lulëgjakeve, lulja e preferuar e Meghan-it.

Sipas Pallatit Mbretëror ëmbëlsira ishte gatuar tërësisht në mënyrë unike për çiftin mbretëror./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme