Rita Ora: Familja është gjithçka

18:40 | 19 Maj 2018
Arbresh.info

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është njëra ndër këngëtaret më të ndjekura në rrjetet sociale.

Duke qenë shpesh e angazhuar me koncerte dhe udhëtime, ajo nuk heziton që të ndajë me fansat fotografi nga aktivitetet e përditshme.

Pak më të rralla janë rastet kur këngëtarja ndan me fansat imazhe me familjarët e saj.

Megjithatë së fundmi, në disa fotografi të publikuara në InstaStory, ajo ka prezantuar të gjithë anëtarët e familjes së saj.

Fillimisht, Ora publikoi një fotografi të prindërve të saj: Vera dhe Besnik Ora. Në mbishkrimin e fotografisë, ajo i quajti ata si prindërit më modernë.

Ndërsa më vonë, Rita ka ndarë me ndjekësit edhe një tjetër fotografi, në të cilën shfaqeshin prindërit së bashku me motrën, Elenën, dhe vëllanë e saj, Donin.

“Familja është gjithçka”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografisë.

Këngëtarja ka treguar disa herë në intervista se është shumë e lidhur me familjarët e saj.

Familja Ora kanë jetuar në Prishtinë, ndërsa në vitin 1991 ata u shpërngulën në Londër për një jetë më të mirë.

Nga kjo familje do të dilte një yll i muzikës, e ajo do të ishte e famshmja Rita Ora, e cila ka bërë krenarë shqiptarët kudo në botë me sukseset e saj. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme