Një palestinez tjetër ra dëshmor, pasi ishin plagosur nga zjarri i hapur prej ushtarëve izraelitë javën e kaluar në Rripin e Gazës nën bllokadën izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë Palestineze në Gaza, është bërët e ditur se 21 vjeçari Ahmed el-Abd Ebu Semra i plagosur të hënën në Kampin e Refugjatëve Cibaliya, ka rënë dëshmor.
Pas humbjes së jetës të Ebu Semra, numri i dëshmorëve palestinezë në kufirin e Gazës është rritur në 65.
Ministria e Shëndetësisë sot kishte njoftuar se dy palestinezë kanë rënë dëshmorë nga zjarri i ushtarëve izraelitë.
Kujtojmë se ushtarët izraelitë vranë dhjetëra palestinezë dhe plagosën të paktën 3.000 të tjerë të cilët morën pjesë në protestat e organizuara në kufirin e Gazës nën rrethim, me qëllim për të protestuar kundër hapjes së ambasadës së SHBA-ve në Kuds dhe për të përkujtuar 70 vjetorin e “Nakba”-s (Fatkeqësisë së Madhe).
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...