Google ADS

Bytyqi pjesëmarrës në një garë mes nxënësve të shkollave fillore

18:06 | 19 Maj 2018
Arbresh.info

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi ka qenë pjesëmarrës në në një garë mes nxënësve të tri shkollave në finalen e kuizit “1,2,3,…fillo”, garë e cila bazohet në njohuritë e fituara në shkollë gjatë nëntë viteve nga planprogramet mësimore.

“Ky kuiz është një mënyrë e mirë e krijimit të frymës garuese, sepse ndihmon në ngritjen e cilësisë në arsim, u jep motiv nxënësve dhe mësimdhënësve për arritje të reja në shkollën e tyre dhe zbulon talentë të rinj.

Nxënësit e tri shkollave pjesëmarrëse në finale “Ismail Qemali”, Prishtinë, “Sadulla Brestovci”, Gjilan dhe “7 Marsi”, Prishtinë, treguan sot njohuritë, shkathtësitë dhe talentin e tyre në “1,2,3,…fillo”.

Uroj që këta finalistë dhe shkolla fituese e kuizit “Sadulla Brestovci” nga Gjilani, të synojnë edhe gara të tjera, madje edhe gara ndërkombëtare, sepse për nga njohuritë dhe shkathtësitë që kanë, nuk i dallon asgjë nga bashkëmoshatarët e tyre kudo në botë”, ka shkruar Bytyqi në FB.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme