Rreth orës 00:05 pas mesnatës në rrugën “William Walker”, në Prizren një vajzë e moshës 15 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e rënies nga një ndërtesë e lartë. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Vesel Gashi nga Policia rajonale e Prizrenit.
Ai tha se viktima-femër ka rënë nga një ndërtesë me lartësi prej 25 metra duke pësuar lëndime vdekjeprurëse.
“Viktima ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Prizrenit, si pasoj e lëndimeve të rënda trupore. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar intensivisht në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Gashi.
Motivet nuk dihen ende policia po merret me rastin.
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës