Ministri i zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se ulja e pagave prej 40 për qind për Telekomin e Kosovës është një spekulim dhe nuk është thënë asnjëherë nga asnjë zyrtar qeveritar. Në anën tjetër, Lahim Balaj nga Federata Sindikale e Pavarur e PTK’së, ka thënë për Express se do t’i dalë “kapuç me mëngë” Qeverisë së Kosovës nëse vendos përfundimisht të ulë pagat në këtë kompani.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik ka reaguar pas lajmit se do të bëhet ulja e pagave për 40 për qind për Telekomin e Kosovës. Ai ka thënë se gjithçka rreth kësaj është spekulim dhe se ai asnjëherë, por edhe asnjë qeveritar nuk e ka përmendur uljen drastike të pagave.
“Ulja e pagave prej 40% për Telekomi i Kosovës është një spekulim dhe nuk është thënë asnjëherë nga asnjë zyrtar Qeveritar. Në asnjë moment nuk e kam përmendur idenë për ujle drastike të pagave siç po flitet në portale përmes një lajmi të shkruar nga KosovaPress”, ka shkruar ministri Lluka.
Ajo çfarë ka thënë ministri, siç ka shkruar në facebook, është se “Telekomi është në krizë serioze dhe para falimentimit, gjë që është raportuar nga vetë Bordi i Telekomit dhe si rezultat, do të merren masa për shpëtimin e këtij aseti strategjik për vendin”, shkruan Gazeta Express.
“Telekomi ka një humbje prej 15 milionë EUR në vit dhe duhen të gjenden forma se si ti mbulojmë këto humbje. Masat se pari do të fokusohen në ulje të shpenzimeve operative siç janë qiratë, kostot e mirëmbajtjes dhe marketingut. Nëse këto masa nuk janë të mjaftueshme për mbulimin e të gjitha humbjeve, atëherë do të prekën të fundit edhe pagat për humbjen e mbetur. Në asnjë formë zvogëlimi nuk do të jetë 40%.”, ka shkruar ministri.
Ai ka thënë se edhe një javë ministria do të pranojë planin e ristrukturimit nga Bordi i Telekomit, ku thotë se do të parashihen edhe masat emergjente që duhen të ndërmerren nga Bordi i Telekomit me aprovim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
“Si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, jam i palëkundur në mbrojtjen e interesit publik dhe afarizmit të ndërmarrjeve publike. Telekomi i Kosovës është pronë e qytetarëve të Republikës së Kosovës, rrjedhimisht nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj rrezikut që po i kanoset kësaj ndërmarrje e që shpejtë edhe mund të falimentojë. Bashkë me Kryeministrin, Bordin e Drejtorëve dhe Sindikatën e Punëtorëve, do t’i japim zgjidhje problemeve dhe do të ndalojmë falimentimin e ndërmarrjes, kjo përkundër presioneve e pakënaqësive”, ka shkruar ministri krejt në fund.
Kurse, në anën tjetër, Lahim Balaj, nga Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së, ka thënë për Express se do t’i dalë ‘kapuç me mëngë” Qeverisë së Kosovës nëse vendos përfundimisht të ulë pagat në këtë kompani.
Reagimi i Balajt ka ardhur pas paralajmërimit të fundi të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka se pagat në PTK do të ulen. Madje, ka përmendur edhe shifrën prej 40 për qind./GazetaExpress/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...