Isco: Te Reali jam në klubin e duhur

15:19 | 19 Maj 2018
Arbresh.info

Ylli i Real Madridit, Isco, beson se ai është në klubin e duhur për t’i arritur synimet e tij, përkundër spekulimeve për një transfer të mundshëm.

Spanjolli nuk ka qenë gjithonë i siguruar për pozitën startuese nën drejtimin e Zinedine Zidane dhe ka kompletuar 90 minuta të një ndeshje vetëm pesë herë këtë sezon.

Sidoqoftë, Isco ka hedhur poshtë diskutimet për të ardhmen e tij.

“Unë jam i ri dhe nuk e di se çka po flitet”.

“Unë dua të aspiroj maksimumin dhe këtu jam në vendin e duhur”, potencoi Isco.

Isco ka qenë i lidhur me kalim te Juventusi dhe disa skuadra tjera evropiane.

Mesfushori megjithatë e ka gjetur veten sa herë i është dhënë rasti nga Zinedine Zidane në një formacion ku Ronaldo ishte sulmues ekstrem./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme