Google ADS

Lluka: Kosova do të bëhet shteti i parë në Evropë që mbulon 95% të territorit me fibra optike

14:04 | 19 Maj 2018
V. S.

Mungesa e personave të kualifikuar, moskoordinimi i Diasporës me institucionet në Kosovë dhe Shqipërisë si dhe disa nga problemet me të cilat përballen ndërmarrësit nga Diaspora janë çështjet që u diskutuan  në kuadër të konferencës kushtuar diasporës ‘Diaspora Flet”.

Pjesë e këtij paneli, përveç ndërmarrësve nga Diaspora, ishte edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Ai para përfaqësuesve të diasporës prezantoi punën dhe planet e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e teknologjisë dhe ndërmarrësisë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Lluka njoftoi për projektin 30-milionësh me Bankën Botërore për instalimin e fibrave optike me qëllim të shtrirjes sa më efikase dhe kualitative të internetit.

“Janë disa projekte qe janë duke ndodhur. Ideja është që jemi duke u fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës, kemi një projekt me Bankën Botërore 30 milionë euro”.

Sipas ministrit Lluka, Kosova do të jetë shteti i parë në Evropë që do të bëhet me fibra optike.

“Kosova ka pasur një trend të madh të rritjes se eksportit të ICT-së dhe tani i kemi deri 80 milionë euro të eksporteve. Kjo tregon potencialin që e ka Kosova, kjo e tregon një zhvillim, këtu është fokusi ynë”, tha ministri Lluka.

Në këtë konferencë, ministri i Zhvillimit Ekonomik, e përmendi edhe krijimin e TechPark-ut, raporton EO.

Ai tha se beson që e ardhmja e vendit është fusha e teknologjisë informative.

“Unë besoj që e ardhmja e vendit është fusha e teknologjisë informative, sepse ndërlidhet në sektorët e tjerë. Besojmë që ardhmëria e zhvillimit të vendit është në këtë sektor”.

 

Ndërsa Arbër Bullakaj, drejtor gjeneral i A&O Consulting në Zvicër, tha se në Kosovë mungojnë personat e kualifikuar.

Bullakaj propozoi që të merren shembuj nga vendet e tjera më të zhvilluara.

“Çka i vyen tregut, çka i vyejnë diasporës me kanë popullsi e shkolluar, më e rëndësishme është me pasë aftësimin e fortë…Këtu i kisha preferu Kosovës mos të mundohet të gjejë ide krejt të veta, të reja, por të provojë me i marrë shembujt e mirë”.

Sipas Ballakajt, Kosova duhet të ketë një plan të ekonomisë për 20-30 vitet e ardhshme.

Kurse Monika Farkaj, themeluese dhe partnere menaxhuese e Dynamics Partners, Shqipëri, tha se Shqipëria nuk është duke ditur si t’i mbrojë burimet njerëzore që ka.

Ajo bëri thirrje për një koordinim më të mirë mes bizneseve shqiptare që veprojnë në diasporë.

“Sfidat për burimet njerëzore janë shumë të vështira. Burimet njerëzore të Shqipërisë kanë filluar të zhvillohet 20 vite përpara….Shqipëria nuk di me i mbajtë… dhe kemi një trend të largimit të tyre”.

“E vlerësoj që te ketë një koordinim mes bizneseve tona shqipfolëse dhe qeverive  tona që janë shumë larg bashkëpunimit. Ne kemi sfida të vështira, por kemi një avantazh që kemi një moshë shumë të re, këtë duhet ta kthejmë një avantazh që të mos zhvlerësohet me kalimin e Kosoës”.

“Diaspora flet’ është konferenca që ka mbledhur ndërmarrës që veprojnë në Diasporë për të diskutuar lidhur me problemet dhe sfidat në të cilat përballen, raporton EO.

Përfaqësues të diasporës, gjatë javës janë takuar me kryeministrin Ramush Haradinaj, me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe ka mbajtur takim me disa nga komisionet parlamentare./Ekonomia Online/

Image may contain: 17 people, people sitting, wedding, crowd and indoor

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme