“Duhet ndryshime kushtetuese për erga omnes, si dhe eliminimin e irredenzmit, që të arrijmë marrëveshje e cila do të qëndrojë në kohë”, ka thënë sot kryeministri grek Aleksis Tsipras në fillim të takimit me presidentin e Greqisë, Prokopos Pavlopouls.
Siç njofton AIM, në pallatin e presidentit Tsipras ka njftuar Pavlopoulos për negociatat për emrin dhe ka thënë se ndodhen në një fazë kritike për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Duam zgjidhje që do të jetë e qëndrueshme. Për këtë arsye nuk bëjmë hapa të shpejtuar dhe në çdo detaj mbrojmë aspektet e nacionalizmit”, ka thën Tsipras në takim.
Ndërsa presidenti grek në fillim të takimit është fokusuar në atë se duhet të ketë konsesus të gjerë. Ndërsa ka folur shkurt, pa sqaruar qëndrimet e tij.
Pas takimit me Pavlopoulos, i cili zgjati më pak se një orë, Tsipras u largua pa dhënë deklaratë për media dhe ka filluar ciklin e bisedave telefonike me liderët e partive politike në Greqi.
Bashkimi e mposht Sigal Prishtinën, e rrit presionin për poz...
Aksident në Durrës, vdes një 22-vjeçar
Tërmeti i fortë godet Greqinë
Haaland tregohet i sinqertë kur pyetet për formën e dobët të...
Sonte “Big Brother VIP 4”-Zbulohet se çfarë personazhe do të...
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shu...