Rreth 2 mijë fermerë nga mbarë vendi tashmë kanë bërë marrëveshje që produktet bujqësore të tyre t’i dorëzojnë në qendrën grumbulluese ELKOS në Xërxe të Rahovecit.
Kjo u tha sot në një vizitë në “kryeqytetin e bujqësisë”, nga ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi, kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi dhe përfaqësuesi i USAID James Hope.
Pronari i “ELKOS Trade Center” Ramiz Kelmendi, njëherësh deputet në Parlamentin e Kosovës tha se kjo qendër grumbulluese ka kapacitet deri në 200 mijë tonë grumbullimi.
Ndërkaq kjo kompani ka filluar marrëveshjen që qendër të tillë grumbullimi të ndërtojë edhe në Shqipëri me kapacitet grumbullues deri në 500 mijë tonë.
Përfaqësuesi i USAID James Hope tha se kjo do t’ua lehtësoj punën fermerëve dhe të ndikojë jashtëzakonisht shumë në zhvillimin e bujqësisë.
Kurse Idriz Vehapi tha se ky investim tregon se ditët e mira të bujqësisë në Kosovë janë duke ardhur.
Kjo po ashtu sipas Vehapit është rast i mirë për rritjen e numrit të punëtorëve.
Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi u shpreh i kënaqur me hapjen e njërës prej tri qendrave grumbulluese në Kosovë. Ai, tha se nga kjo do të përfitojnë rreth 2 mijë fermerë nga mbarë vendi.
Për këtë qendër grumbulluese e cila vlerësohet më e mira në rajon Ministria e Bujqësisë ka ndarë rreth 1 milion euro. Donacion për këtë qendër ka ndarë edhe USAID.
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...