Google ADS

Limaj takon ish kryeministrin kroat, ja çka biseduan

12:13 | 19 Maj 2018
V. S.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj po qëndron për vizitë zyrtare në Kroaci.

Numri dy i qeverisë së Kosovës, një ditë më parë ka marrë pjesë në Konferencën e mbajtur në Zagreb ku temë ishte “Përvoja e Shteteve të Ballkanit në zgjidhjen paqësore të konflikteve”.

Pas kësaj ai është takuar me ish kryeministrin e Kroacisë, Zoran Milanoviq dhe gjeneralin kroat, Ivan Cermak.

Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se Kosova dhe Kroacia duhet ta thellojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat, e me theks të veçantë në planin ekonomik.

Postimi i plot:

“Republika e Kosovës dhe Kroacia duhet ta thellojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat, e me theks të veçantë në planin ekonomik. Ky ishte konstatim i përbashkët në drekën miqësore me ish-kryeministrin e Kroacisë, Zoran Milanoviq dhe gjeneralin kroat, Ivan Cermak.

  1. Milanoviq dhe z. Cermak i falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia po i jep Kosovës.

Kroacia është shtet mik i Kosovës dhe këtë e ka dëshmuar në kohët më të vështira që ka kaluar Kosova.

Kosova do t’u jetë përherë mirënjohëse shteteve mike të cilat po na mbështesin në sfidat e shtet ndërtimit”, ka shkruar Limaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme