Google ADS

Traditat e Dasmës Mbretërore Angleze që janë ndjekur që nga fillimi i dinastisë deri më sot

10:45 | 19 Maj 2018
Arbresh.info

Sot më 19 Maj të vitit 2018, Princi Harry dhe Meghan Markle do të martohen në George Chapel, të rrethuar nga familja dhe miqtë. Mijëra njerëz janë rreshtuar rrugëve të Windsorpwr të parë çiftin e lumtur, dhe miliona janë ulur pranë televizioneve apo po presin online dasmën e madhe.

Në krahasim me martesën e para 125 viteve të Mbretit George V me Princeshën Marija e Treck (që më vonë u bë Mbretëresha Mari) që ishte goxha më e qetë.

Çifti u martua në Chapel Rolay, që mezi zë 100 persona të ftuar.

Kurse përfshirja e publikut dhe festimet e Dasmave Mbretërore mund të kenë ndryshuar gjatë viteve, shumë tradita kanë mbetur të njëjta, ndonëse ndryshojnë pak nga dasma në dasmë.

Unazat e dasmës nga ari ‘Welsh’

Unazat e Mbretëreshës nënë Elizabeth, Mbretëreshës, Princeshës Margaret, Princeshës Anne dhe Diana dhe Princesesh së Wales janë të gjitha të bëra nga i njëjti lloj i arit, që vjen nga e njëjta minierë prej Uellsit, transmeton Indeksonline.

Ende ka një gram ari nga pjesa origjinale e mbetura e që është e fshehur. Në nëntor të vitit 1981, Shtëpia Mbretërore ia dorëzoj Mbretëreshës nja copë ari prej 36 gramësh të 21 karatëve, e cila sot mbahet në Kurorë dhe do të përdoret për unazat e Dasmave Mbretërore.

Hollësitë për unazën e Meghan Markle do të bëhen të ditura në momentin kur ajo të vihet në dorën e saj.

Një degë nga lulja e quajtur “Myrtle”

Shumë nuse të familjes mbretërore përgjatë gjeneratave, duke filluar nga Mbretëresha deri të Dukesha e Kembrixhit, kanë zgjedhur që në buçetën e tyre të luleve të marrin edhe një degë nga një lule e quajtur “Myrtle”. Kjo traditë rrjedh nga dasma e Mbretëreshës Victoria dhe vajza e madhe e Princit Albert, e quajtur po ashtu Victoria.

“Myrtle” reprezenton dashurinë, pjellorinë dhe pafajësinë. Rritet në Shtëpinë Osbornem që është shtëpija e pushimeve të Mbretëreshës Victoria për më shumë se 170 vite. Fillimisht kjo lule i është dhënë Mbretëreshës nga gjyshja e Princit Albert në vitin 1845.

Varri i luftëtarit të panjohur

Pothuajse 100 vite më parë, Mbretëresha Elizabeta e njohur si Mbretëresha Nënë, krijoj një traditë për dasmat mbretërore që po përcillet edhe sot. Teksa Mbretëresha Elizabetë hyri në pallatin Westminster Abbey në ditën e dasmës, u ndal dhe la buçetën e saj të luleve në varrin e luftëtarit të panjohur.

Mbretëresha Elizabetë vuri lulet mbi varr dhe hyri në pallat pa buçetën në duar, traditë kjo që u përcoll për shumë kohë.

Fotografia zyrtare e dasmën.

Dasmat mbretërore kanë edhe një detaj shumë të rëndësishëm e që janë fotografitë që mbesin kujtim për gjeneratat tjera. Mbreti Edward dhe Mbretëresha Aleksandra filluan traditën e fotografive, në atë kohë që imazhet ishin një gjyrëshe.

Kjo traditë ka vazhduar deri më sot, ky Prince Harry dhe Markle kanë zgjedhur për fotograf artistin e njohur të fotografisë, Alexi Lubomrski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme