Presidenti iranian, Hassan Rohani i ka bërë thirrje shteteve myslimane që të ndërpresë lidhjet me Izraelin dhe “rishikojnë” lidhjet e tyre tregtare dhe ekonomike me Shtetet e Bashkuara, pasi Uashingtoni zhvendosi ambasadën në Jerusalem këtë javë.
Në një samit të shteteve muslimane të mbajtur në Stamboll të Turqisë, Rohani tha se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump është “kërcënim i rrezikshëm” për paqen botërore dhe sigurinë.
SHBA së fundmi është tërhequr nga marrëveshja bërthamore në mes të Teheranit dhe fuqive botërore.
Rohani ka thënë se shtetet myslimane duke të “rishikojnë” lidhjet politike dhe ekonomike me Uashingtonin dhe i bëri thirrje botës myslimane të “ndërpresë lidhjet” me Izraelin dhe të bojkotojë tregtinë me ta.
“Nëse Izraeli përballet me një front të bashkuar të shteteve islamike, kurrë nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë me krimet”, ka thënë Rohani. Ai ka shtuar se “gjenerata e re e palestinezëve di për të drejtat e tyre dhe nuk ka synim që të tërhiqet apo të bëjë kompromis”.
Liderët myslimanë që morrën pjesë në samit, në përfundim të tij, lëshuan një deklaratë ku dënuan vrasjen e dhjetëra protestuesve palestinezë, në ditën e inaugurimit të ambasadës amerikane në Jerusalem, vendim të cilin e cilësuan si “provokim” ndaj gjithë botës islamike./REL
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse