Moti në Shqipëri, rriten temperaturat

08:20 | 19 Maj 2018
Arbresh.info

E shtunës do vijojë me vranësira dhe kthjellime të herë pas hershme, më të shpeshta në ekstremin verior dhe zonat juglindore ku priten shira të përkohshëm.

Sipas Meteoalb, pasditja përmirëson gradualisht motin në të gjithë territorin shqiptar.

Gjatë fundjavës bregdeti dhe zonat e ulëta dominohen nga kthjellimet dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat rriten gradualisht gjatë ditës së sotme.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme